Politikë

U padit nga Meta për shpërdorim detyre, SPAK 'rrëzon' presidentin, kërkon pushimin e çështjes për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani

22 Nëntor 2021, 12:42| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 15:03

  • Share

Në shkurt të vitit 2019 Presidenti Ilir Meta firmosi kallëzimin penal kundër kryetarit të atëhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pasi e akuzonte për "shpërdorim detyre" dhe "përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pas hetimeve SPAK ka marrë sot vendimin dhe i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për pushim akuze e mbyllje të çështjes. Seanca zhvillohet ditën e nesërme me gjyqtar Erjon Çela. Ardjan Dvorani është sot gjyqtar i Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës.

Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Krizë që ka çuar në zgjedhjen e dy gjyqtareve Kushtetuese për të njëjtin pozicion të lirë.

Presidenti e kallëzoi në tre prokurori kreun e KED-së për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta thoshte se Dvorani qëllimisht dërgoi në të njëjtin ditë tek presidenti dhe Kuvendi dy lista njëherazi për dy vakanca, ndërkohë që Kushtetuta thotë se duhet ndjekur radha e zgjedhjes së anëtarëve, President-Kuvend-Gjykatë e Lartë. Meta thotë se kjo u bë qëllimisht nga kreu i KED, duke "detyruar" presidentin të mos respektojë afatin 30 ditor. Presidenti thotë se Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin, vendim që e publikoi vendimin në Fletoren Zyrtare.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?