Elon Musk

U padit për një postim në Twitter, Elon Musk shpallet i pafajshëm

4 Shkurt 2023, 10:41| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 10:43

  • Share

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, është shpallur i pafajshëm pas një postim në Tëitter, në të cilin ai tha se kishte "siguruar fonde" për të privatizuar prodhuesin e makinave elektrike dhe aksionerët  kishin rënë dakord për këtë gjë. Musk u përball me një padi në grup të ngritur në emër të aksionerëve të Tesla-s, të cilët argumentuan se ai kishte mashtruar me postimin e tij të postuar në vitin 2018.  Blerja e propozuar prej 72 miliardë dollarësh (60 miliardë £) nuk u realizua kurrë.

Nëse juria e San Franciskos do ta kishte shpallur Musk përgjegjës, ai do të kishte paguar miliarda dollarë dëmshpërblim, por anëtarëve të jurisë iu deshën më pak se dy orë për të marrë vendimin e tyre.  Musk – i cili donte që gjyqi të zhvendosej në Teksas, ku është vendosur Tesla, duke argumentuar se nuk mund të merrte një gjykim të drejtë në San Francisko – e mirëpriti rezultatin. Ai tha se ishte mirënjohës për vendimin unanim të jurisë për pafajësinë e tij në çështjen e Teslës. Në qendër të padisë ishte postimi i zotit Musk në Twitter më 7 gusht 2018: "Po shqyrtoj marrjen e Tesla-s private me 420 dollarë. Financimi i siguruar".

Çmimi i aksioneve u rrit pas postimeve në Tëitter, por ra përsëri brenda disa ditësh pasi u bë e qartë se marrëveshja nuk do të realizohej. Humbjet e investitorëve u llogaritën deri në 12 miliardë dollarë, sipas një ekonomisti të punësuar nga aksionerët. Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) paditi Musk për postimet e tij në Twitter, duke e akuzuar atë për gënjeshtra ndaj investitorëve. Musk pranoi të largohej si kryetar i bordit të Tesla-s. Gjatë gati nëntë orëve në qëndrimin e dëshmitarit, njeriu i dytë më i pasur në botë tha: "Vetëm sepse unë postoj diçka në Twitter nuk do të thotë që njerëzit e besojnë atë ose do të veprojnë në përputhje me rrethanat."

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?