U pagua 80 mijë euro për të vrarë Lul Berishën, rihapet dosja e atentatorit nga Kosova (Detaje)

13 Shtator 2018, 11:16| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 16:31

  • Share

Prej më shumë se një dekade ishte në listën e 10 personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare si personi që tentoi të vrasë Lulzim Berishën në 2005, kosovari Ahmet Ajeti i ekstraduar pak javë më parë nga Interpol Tirana fiton të drejtën e rigjykimit nga krimet e rënda.

Ky vendim i siguruar nga ReportTv është marrë më 10 shtator nga gjyqtari Klodian Kurushi i cili ka vendosur të rigjykohet Ajeti i dënuar me 20 vite burg në mungesë.

Në pikën 1 të gjykata shprehet “Pranimi i kërkesës për rishikim të vendimit datë 16.1.2012 të gjykatës për krimet e rënda, lënë në fuqi dhe nga gjykata e apelit me vendimin e dt. 2.72017”, vendim i cili ka dënuar në mungesë Ajetin me 20 vite burgim.

Në pikën 2 të vendimi gjykata e krimeve të rënda me trupën gjykuese përbërë nga Fran Prendi, Marsela Balili kryesuar nga Klodian Kurushi urdhërohet  “dërgimi i cështjes në ngarkim të Ajetit po në gjykatën e krimeve të rënda por nga një tjetër trupë gjykuese e cila e ka dënuar atë në mungesë”.

Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në tiranë. Sipas gjykatës deri në një vendim të ri të drejtësisë shqiptare ai do të ketë statusin e të dënuarit dhe do të qëndrojë në qeli.

Në vitin 2005 Ajeti u nis nga Tirana sëbashku me Osman Kopuzin për të kryer atentatin ndaj Berishës por nuk arriti të kryente vrasjen për të cilën asokohe u fol se ishte paguar 80 mijë euro.

Ekzekutimi i dënimit me 20 vite ndaj Ajetit ka nisur të llogaritet prej 20 korrikut ku pas ekstradimit atij ju komunikua dhe dënimi dhënë ndaj tij.

Dyshohet se ekzekutimin e Lulzim Berishës, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale të cilët një dekade më parë përplaseshin mes tyre.

Vetë Lulzim Bersiha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa prej disa muajsh ai është në liri me kusht po nga drejtësia shqiptare.

Vendimi i gjykatës

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?