GREQI- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Greqi ku pas një debati mes bashkëshortëve, ku gruaja ka lyer me terapentinë të shoqin për ta djegur të gjallë.
Skena e tmerrshme ka ndodhur në orën 21:30 mbrëmjen e djeshme. Policia sqaroi se gjithçka nisi pas një sherri të ashpër me bashkëshortin e saj dhe më pas gruaja ka marrë terapetinën dhe ja ka hedhur sipër. Burri në gjendje të mjerueshme dha alarmin, fqinjët njoftuan policinë dhe gruaja u arrestua.
Policëve që e arrestuan, për t’u justifikuar, gruaja u tha se i shoqi ishte ai që tentoi t’i vinte flakën vetes, një arsyetim që nuk u besua
Viktima po trajtohet për djegie në spitalin “ Georgios Gennimatas”, ende nuk dihet gjendja e tij.