Futbollisti belg, Eden Hazard ka rrëfyer arsyen përse nuk i pëlqente të luajë për Belgjikën në Kampionatin Botëror që u mbajt në fund të vitit të kaluar.
32-vjeçari ishte kapiten e përfaqësueses së tij në Katar, përkundër se kishte regjistruar vetëm gjashtë paraqitje për Real Madridin para turneut.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai u shpreh se nuk e kishte shijuar lojën e bërë pasi mendonte se gjenerata e re meritonte të luante më shumë.
“Të rinjtë po trokisnin në derën e ekipit kombëtar. Duke mos luajtur te Reali, pastaj duke iu bashkuar Djajve të Kuq (nofka e Belgjikës) dhe duke luajtur futboll. Nuk më pëlqeu ajo, sidomos për faktin se gjenerata e re meriton të luajë”, është shprehur Hazard.
Pas eleminimit të Belgjikës që nga faza në grupe në botëror, Hazard u pensionua nga kombëtarja belge.