Nga dosja e arratisjes së dështuar në burgun 313 në Tiranë, Report Tv ka siguruar dëshminë e Myfit. Xh, detyrë specialist informacioni në IEVP 'Jordan Misja', i pari që u përball me Arbër Çekajn.
Ai ka deklaruar në dëshminë e tij ka për detyrë të menaxhojë gjithë aktivitetin e institucionit dhe rreth orës 14:20 është njoftuar nga përgjegjësi, specialisti i trupës, se i paraburgosuri Lulëzim Çepele kishte dëmtuar damarët e dorës së djathtë dhe u shoqërua në infermieri për ndihme mjekësore.
Nga ndihmës mjekja i është konfirmuar gardianit se pacienti kishte nevojë për qepje në spital.
Pasi ka bërë njoftimet e domosdoshme për të bërë shoqërimin e Çepeles te Spitali i Traumës, në orën 14:55 është njoftuar se një i burgosur është kacavjerrë në një mur të godinës A nga tarraca e ajrimit. Ai është Kacavjerrë me një litar. Ishte i burgosuri Fatmir Pjetri.
Myfiti thotë është ngjitur vetë për neutralizimin e këtij të burgosuri, ai kishte në dorë një hekur në formë harku.
"Në shesh u përballa me te, duke e ndalur atë me ka goditur me hekur në kokë dhe më ka dëmtuar. Po me këtë levë ka goditur punonjësin e portës", ka thënë ai.
Në momentin që është neutralizuar Fatmir Pjetri i burgosuri tjetër Arbër Çeka ishte duke zbritur në të njëjtin litar që kishte zbritur Pjetri dhe i është drejtuar portës kryesore. Në këtë moment është prangosur edhe ai.
Myfiti tregon se më pas ka shkuar që të marrë edhe ndihmën nga mjekët pasi ishte dëmtuar në kokë.
Lajmi kryesor:
Arratisja e dështuar nga '313'-a, gardisti rrëfen përplasjen me të dënuarit teksa kacavirreshin në muret e burgut! Të akuzuarit lihen në izolim, Çekaj: Dola për ajrosje! Çepele: Tentova vetëvrasje
K.T.//ReportTv.al