Bota

U përdhunua para se të vritej me gurë, i jepet lamtumira politikanes kurde Hevrin Khalaf

14 Tetor 2019, 12:55| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 13:00

  • Share

Pavarësisht luftimeve në Siri, ishte e pamundur që ata të mos i jepnin lamtumirën e fundit 35-vjeçares kurde Hevrin Khalaf, Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Ardhmërisë Siriane, ajo gjithashtu luftoi për bashkëjetesë paqësore midis kurdëve, të krishterëve-sirianë dhe arabëve dhe u vlerësua nga të gjitha komunitetet.

Vdekja e saj në një rrugë ndërmjet  Hasakah dhe Qamishli qe një provë mizore e destabilizimit të rajonit që tani është në prag kolapsi. Khalafin, një grua e fortë, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave civile, e përkushtuar për mbrojtjen e më të dobtëve, e njihnin të gjithë në Qamishli, Kobane dhe Raqqa.

Mediat sociale lokale zbuluan detaje të frikshme rreth vdekjes së politikanes. Sipas disave duket se ka qenë viktimë e një prite të planifikuar mirë. Hevrin ishte nisur të merrte pjesë në një takim në Hasakah me disa aktivistë nga partia e re, ku ishte sekretare e përgjithshme, “Partia Siriane e Ardhmërisë”.

Por mbi makinën e saj u qëllua me mitraloz. Shoferi dhe një nga bashkëpunëtorët u vranë menjëherë. 35-vjeçarja u tërhoq zvarrë e u përdhunua përpara se të vritej me gurë në mes të rrugës. Mendohet gjerësisht se autorët e krimit janë forcat paraushtarake pro-turke që veprojnë në rajon. Ajo zonë e autostradës, kohën e masakrës ka qënë e kontrolluar nga një grup xhihadist, që në këtë fazë të luftimeve është aleat i Turqisë por edhe përgjegjës për ekzekutime të tjera.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?