U përdor nga bandat në Britani? Blogerja shqiptare 9 muajshe shtatzënë nuk është ndarë, publikon video nga krevati! Partneri tallet: A jam kriminel?

14 Nëntor 2022, 09:33| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 09:42

  • Share

Blogerja shqiptare që dyshohet se është përdorur nga bandat në Angli shpërtheu ndaj gazetares britanike dhe tha se ishte ndarë nga partneri, por mesa duket janë sërish bashkë. Mbrëmjen e djeshme, teksa ndjekësit në Tik Tok e pyesnin nëse kishte krisje në marrëdhënie, Ion Daci, 25 vjeçe që është 9 muajshe shtatzënë tregoi se ishin pranë njëri-tjetrit. Më pas shfaqi të dashurin që tallej me shprehjen e një prej personazheve të Tik Tok, Kozak dhe thoshte: “A jam kriminel?”

Kështu ironizonte edhe artikullin e medias britanike që cilësonte partneren e tij si të përdorur nga bandat për të reklamuar pasaporta false në Tik Tok. Ndërsa blogerja shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Britani, tregoi se ishte lodhur nga komentet negative dhe po e përjetonte shumë keq. Megjithatë e sqaron edhe një herë se video që publikoi kishte qëllim që të ndihmonte shqiptarët pasi nuk mund të marrin një shtëpi nëse nuk kanë letra dhe tregoi se ka shumë miq që përdorin dokumente të falsifikuara.

Ditën e djeshme, mohoi se është e përfshirë në këtë skemën e falsifikimit të pasaporta duke treguar se reklama që bëri në rrjetin social ku e ndjekin mbi 200 mijë persona ishte vetëm për të ndihmuar një biznes të vogël, por nuk e dinte se do të bëhej kaq e madhe.

Blogerja tregoi se punon si trajnere në palestër dhe nuk ka qenë e përfshirë me mafien, ndërsa reklama që bëri i referohet marrjes së një karte banke apo pasaporte për të marrë shtëpi në Britani dhe për të mos mbetur në mes të 4 rrugëve. E revoltuar nga artikulli i tabloidit britanik tregoi se e ka denoncuar rastin në policinë angleze, të cilët i kanë marrë telefonin dhe po kryejnë hetime. Po ashtu u shpreh se nuk bën jetë luksoze, është me letra të rregullta në Britani dhe çdo gjë e ka fituar duke derdhur djersë e gjak.

Reagimi i Ion Daci erdhi pasi tabloidi britanik ‘The Sun’ publikoi një video të saj nga Tik Tok duke thënë se po reklamonte mjetet e falsifikuara të identifikimit, si dhe përdorej nga bandat. Sipas medias britanike, pasaporta greke që 25-vjeçarja mbante në dorë kishte të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët që i shërben emigrantëve shqiptarë, të cilët mbërrijnë në Britani në mënyrë ilegale.

Kjo vjen në një kohë kur debati për emigrantët shqiptarë në Britani është ndër çështjet më të nxehta. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?