Joana Sanz dhe Dani Alves

U përfol divorci, truku i ndarjes së modeles dhe Dani Alves! Pozojnë dorë për dore pas lirimit të ish-futbollistit

3 Prill, 16:21| Përditesimi: 3 Prill, 16:23

  • Share

Dani Alves dhe Joana Sanz janë bashkë. Çifti u përfol për një divorc fill pasi ish-futbollisti u akuzua dhe më pas u shpall fajtor e u dënua me 4.5 vite burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një club të Barcelonës mbrëmjen mes 29 dhe 30 dhjetorit 2022.

Prej 8 janarit 2023 e deri një javë më parë ai qëndroi pas hekurave në "Brians 2" të Barcelonës, para se garancia prej 1 milionë eurosh ta linte të lirë me kusht.

Fill pas lirimit Alves zhvilloi një festë të madhe deri në të gdhirë, teksa ka pozuar edhe dorë për dore me bashkëshorten, duke lënë të kuptohet se tanimë janë bashkë me modelen dhe gjithçka për një divorc të aluduar ka qenë një lajm jo i vërtetë.

Postimi i modeles

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?