Pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, aktori humorit, Bes Kallaku, prej disa ditësh është përfolur për një romancë të re.
Fansat pretendonin se ai kishte nisur një lidhje të re me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi pasi dyshja u shfaqën së bashku në Bruksel. Por i pyetur nga Anabel nëse lajmi ishte i vërtetë apo jo, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.
“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel.
As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”, tha Besi.