Efi Dhedhes ka reaguar për herë të parë pas disa aludimeve në rrjetet sociale ku thuhet se ka pasur kontakt me persona të dënuar në burg, si pjesë e vajzave të shoëbizz-it që kryejnë ‘’takime speciale’’.
Ajo ka publikuar një video, ku ka mohuar në mënyrë kategorike çdo lidhje me këto lajme. Ish-banorja e “BBV” theksoi se po përflitet pa asnjë bazë dhe se ky lloj sulmi personal është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm.
“Ju lash, sa ju lash të bëni pis postimet e mija, tani ju them që të ndaloni. Nuk ma ndjen me thënë të vërtetën. Nëse po e bëj këtë story, është se të lutem aman, se po më prishni postimet. Nuk e di di nga i marrin këto lajme të rreme për klikime. Fakti që je personazh publik nuk do të thotë se mund tyë thuash ca të duash për mua', shprehet Efi.
Gjithashtu ajo shtoi se kjo situatë po ushqehet nga njerëz që, sipas saj, “nuk kanë punë tjetër”.
“Për ta mbyllur doja të thoja që inicialet e mija janë I.DH (Ifigjenia Dhedhes), dhe jo E.DH', tha ajo.
Komente
