Gianni De Biasi, trajner

Sport

U përfol se do të ishte De Biasi, Polonia zgjedh trajnerin e ri /FOTO

12 Korrik 2018, 17:29| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 17:37

  • Share

Polonia ka zgjedhur trajnerin e ri i cili do të jetë Jerzy Brzeczek. U përfol shumë që trajner i ardhshëm i Polonisë do të ishte ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi. Trajneri italian kishte folur disa herë me Zibì Boniek, presidentin e Federatës Polake të Futbollit dhe dukej se ishte një hap larg marrëveshjes zyrtare.

Por në mënyrë të habitshme federata ka bërë të ditur se pasardhës i Adam Nawałka,i cili ishte zhgënjyes në Botërorin Rusi 2018, do të jetë 47-vjeçari Jerzy Brzęczek ndërsa De Biasi është lënë jashtë. Brzęczek ka përvoja të ndryshme jashtë vendit, kryesisht në Austri, Linz dhe Graz si dhe kapiten në Olimpiadën e 91 në Barcelonë ku fitoi medaljen e argjendtë.

Jerzy Brzeczek,trajneri i ri Polonisë

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?