Fjolla Morina

U përfol se është arrestuar, reagon Fjolla Morina: Te dyqani jam

4 Maj 2022, 19:34| Përditesimi: 4 Maj 2022, 19:40

  • Share

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka reaguar për lajmin se është arrestuar në Prishtinë. Me anë të dy fotografive të publikuara në Instastory, këngëtarja shfaqet në ambientet e biznesit të saj dhe shkruan: "Te dyqani jam".

Postimi në Instagram

Ndërsa avokati i saj, Fanol Krasniqi, sqaroi se Morina thjesht është shoqëruar në polici.

“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyrë e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestuar”, është shprehur ai për mediat në Kosovë.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Gjykata e Kukësit kishte shpallur në kërkim Fjolla Morinën dhe i kishte vënë dënimin me 6 vite burg për armëmbajtje pa leje. Pas 10 muajsh në arrati, Fjolla u arrestua më 19 korrik në lokalin e saj në Prishtinë, ndërsa u refuzua ekstradimi në Shqipëri. Këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi më 15 shtator.

Komento

Komente

  • Fytyre Kali: 04/05/2022 23:31

    Hajde se ke 7 vjet burg, per te bere ne Shqiperi. Ti duheshe te ishe prapa hekurave, dhe jo te beje fotografi. Te lumte kur nuk ka shtet, se te kishe qene ndonje tjeter, ia kishin futur 10 vjet pa hezitimin me te vogel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?