U përfol se ishte drejt ndarjes me Jennifer Lopez, Ben Affleck shuan çdo dyshim

22 Qershor, 17:04| Përditesimi: 22 Qershor, 17:40

  • Share

Aktori Ben Affleck ka hedhur poshtë thashethemet se është drejt divorcit me bashkëshorten e tij, këngëtaren e njohur Jennifer Lopez.

Këtë ai e ka bërë të ditur tek episodi i ri i emisionit të Kevin Hart në Peacock ‘Hart to Heart’, ku fituesi i Oskarit foli për jetën dhe dashurinë.

Teksa e cilësoi atë si një grua të mrekullueshme, ai tregoi se niveli i tij i famës ndryshoi në mënyrë drastike pasi ai dhe Lopez rindezën romancën e tyre në vitin 2021.

“Ajo është kaq e famshme dhe njerëzit e duan atë. Ajo përfaqëson vërtet diçka të rëndësishme për njerëzit. Është e mrekullueshme”, tha ai.

Por për Affleck, fama që ata kanë është si një thikë me dy tehe kur bëhet fjalë për familjet e tyre dhe rolet e tyre si prindër.

Çifti, i cili u martua në korrik të vitit 2022, dhe thashethemet për ndarje në maj të këtij vitit shkaktuan bujë në media.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?