Artjola Toska

VIP & Spektakël

U përfol se ishte shtatzënë, reagon Artjola Toska: Janë të rreme! Shpifja është vepër penale

5 Nëntor 2024, 17:30| Përditesimi: 5 Nëntor 2024, 17:34

  • Share

Këngëtarja e njohur Artjola Toska kohët e fundit u përfol se ishte në pritje të ëmbël.

Pas këtyre lajmeve këngëtarja me anë të një postimi në Insta Story i ka hedhur poshtë këto aludime duke thënë se janë të rreme.

“Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë nëpër portale rreth meje janë terësisht të rreme. Dua t’i kujtoj portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas që shpifja përbën vepër penale”, shkruan këngëtarja.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?