Martin Garrix dhe Dua Lipa

VIP & Spektakël

U përfolën për një romancë, Martin Garrix i dedikon këngë Dua Lipës?!

4 Korrik 2018, 09:12| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 09:18

  • Share

DJ i talentuar Martin Garrix në bashkëpunim me Khalid sollën projektin e tyre të fundit me titull “Ocean”. Kënga është një baladë e përzemërt, që i këndon dashurisë, ku për hir të saj ja vlen të bësh shumë sakrifica.

Flet për një vajzë e cila duket pak në dyshime për këtë histori dashurie dhe tregohet e ftohtë, dhe siç e thonë dhe artistët, ka vendosur një oqean për të mos qenë bashkë. Mirëpo djali nuk dorëzohet dhe ja bën të qartë që do bëjë gjithçka për të fituar zemrën e saj.

Pikërisht këtu fillojnë dyshimet…duke qenë se Garrix është përfolur për një lidhje me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, mos vallë kjo këngë është një dedikim për të?!

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?