Një sherr me thika që përgjaku rrugën Earl Marshal në Sheffield të Britanisë së Madhe, i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar Armend Xhika.
Sipas mediave të huaja, sherri brutal me pasojë vdekjen e të riut shqiptar dhe plagosjen e një 20-vjeçari të përfshirë në të, ndodhi më 13 maj.
Policia britanike ka arrestuar 5 persona të cilët janë përfshirë në vrasjen e shqiptarit.
Po punohet ende për zbardhjen e detajeve të ngjarjes që i mori jetën shqiptarit natën e 13 majit.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Komento