U përjashtua nga Komisioni/ Salianji: Isha më i vlerësuari i anëtarësisë dhe mora rezultatin më të mirë në zgjedhjet e kaluara! S'jam konsumuar në pushtet

23 Tetor 2020, 22:39| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 22:46

  • Share

1552053307_salianjibabale.jpg

Pas përjashtimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, vjen reagimi i ish- deputetit, Ervin Salianji. Ai vë theksin se nuk është konsumuar në pushtet duke risjellë në vëmendje që në zgjedhjet e kaluara ka marrë vlerësimin më të madh nga anëtarësia si edhe rezultatin më të lartë që PD ka marrë në qarkun ku ka kandiduar.

"Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare . Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues", shkruan Salianji.


Lajmi kryesor:

Nga Ervin Salianji, Tritan Shehu, Endri Hasa deri tek Luan Baçi, PD zbardh emrat e skualifikuar nga komisioni!


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?