U përjashtua nga Big Brother pas debatit me Luiz Ejllin, Eva Alikaj tregon raportin me këngëtarin shkodran: E kam telefonuar...

30 Qershor, 08:57| Përditesimi: 30 Qershor, 09:09

  • Share

Aktorja dhe njëkohësisht ish-banorja e formatit “Big Brother 2”, Eva Alikaj së fundmi ishte e ftuar në studion e “ Top Arena”. Aktorja është pyetur nga Efi Dhedhes nëse ajo mban apo jo raporte me ndonjë nga pjesëmarrësit e formatit edhe pse rrugëtimi i saj ishte shumë i shkurtër.

Eva ka treguar se qëndrimi i saj nuk e ka favorizuar në krijimin e miqësive dhe raporteve por ka pasur një telefonatë me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli. Aktorja shprehet se arsyeja e telefonatës ishte një fanse e Luizit e cila donte ta telefononte me patjetër.

Ndër të tjera Eva i është përgjigjur pyetjes lidhur me Egla Cenon ku shprehet se janë shumë të ndryshme.

Efi: Fatkeqësia ime që nuk e njoha sepse unë dola para saj.

Eva: Unë kam qëndruar vetem 1 javë ditën e 8 kam dalë por më mirë që mbaroi ishte një lloj dështimi por me mirë që mbaroi me aq.

Efi: Meqenëse unë nuk e njoha do doja shumë ta njihja këtu?

Efi: Ti je aktore gjithashtu edhe Egla të dyja ju fillon emri me “E”. Çfarë tjetër ju bashkon me njëra-tjetrën?

Eva: Unë nuk jam si Egla ajo ishte vazhdimisht agresive 1 jave është shumë pak për të gjykuar Evën. Unë nuk njihem me Eglën kemi komunikuar vetëm dy herë.

Efi: Ke raport me ndonjë nga ish banorët?

Eva: Me asnjë, me Fotininë pata pak, por jo, njëherë kam telefonuar Luiz Ejllin më kërkonte një vajzë e vogël numrin e tij, po më tha ‘le të më telefonojë’.

Kujtojmë se Eva dhe Luizi patën përplasje gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP 2. Eva është acaruar pasi Luizi i tha se do ta linte atë pa fjetur kaq ka mjaftuar që aktorja që aktorja të shpërthej ndaj tij me fjalë të rënda duke i thënë “t’a çaj kafkën”. Kështu ajo u përjashtua nga Big Brother 2.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alex: 01/07/2024 09:17

    Luiz je fantastik si gjithmone na ke kenaqur shume me kenget e tua te mrekullushme dhe me dtiten e vogel Lunen e bukurju rujt zoti madh.

    Përgjigju
  • ALMA: 30/06/2024 21:02

    luizi eshte MRETI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?