Studentët e nisën me zhgënjim ditën e parë të mësimit për vitin 2023.
Mospërfshirja e tyre në kategoritë përfituese të pakos së madhe, pjesë e paketës antiinflacion të qeverisë ka trishtuar një pjesë të studentëve të cilët mendojnë se qeveria i ‘harroi’ edhe këtë herë dhe nuk mori parasysh vështirësitë ekonomike me të cilat ata përballen.
“Është shumë e vështirë që edhe të shkojmë në shkollë edhe të punojmë. Jemi në një moshë që kemi nevojë për të ardhura. Duhet të merrnim diçka.”
“I ka harruar mund të them nuk e di, por deri diku qëllimisht , pasi kjo propaganda që të gjithë po largohen jashtë. Nuk mendoj se është rastësi.”
“Shokët vijnë nga rrethet. Është dhe kostoja e jetesës në shtëpitë me qira.”
Të tjerë studentë nuk u shfaqën të surprizuar aspak, pasi përjashtimi nga kjo paketë mbështetëse nuk ishte diçka e re për ta.
“E meritonim , por e prisnim. Nuk përjetuam një zhgënjim të madh. Që nga fakti që të gjithë studentët marrin bursë, marrim vetëm ne me mesatare mbi 9. Ka shumë gjëra që nuk kanë bërë pë studentët . Nuk na kanë mbështetur as në protestë”
Nga ana tjetër studentët që marrin bursa nga buxheti i shtetit mendojnë se mbështetja për ta ka qenë e konsiderueshme përsa kohë që e gjithë bota po përballet me një situatë të vështirë ekonomike.
Më herët përmes një peticioni studentët kërkuan100€ bonus mujor për përballimin e kostove studentore, por kjo kërkesë u refuza nga ministria e Arsimit pasi në përgjigjen e kthyer ka sqaruar se i ka ezauruar të gjithë mundësitë për të ofruar lehtësira për studentët.
Po punonjësit e osshee, ujesjellësave etj, pse nuk jan përfshir në këtë pakete ndihme, apo ngaqë jan me paga qesharake dhe që punojnë orar pa orar sepse normale duhet të bëjn dhe punën e punonjësve te partive qe kurr nuk ven në punë madje dhe zyrat nuk e din ku i kanë!
PërgjigjuOre ca i keni dhene kesaj shoqerie Ju studentet QE doni para NGA Pako e taksave te njerezve te varfer? Cfar i keni paguar kesaj shoqerie juve? Asgje Tani e shumica juaj asgje me bone se menjen e Jeni per gjermani .shshshahahs
Përgjigju