Foto ilustruese

Kamëz/ Ishte në dasmë dhe u përlesh me thika me kushërinjtë, zbardhet dëshmia e autorit: Më kishte 500 euro borxh

26 Dhjetor 2022, 10:52| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 16:33

  • Share

KAMËZ- Një ditë pas konfliktit me thika ndërmjet kushërinjve që ndodhi në Bathore, është zbardhur edhe dëshmia e personave të përfshirë në këtë sherr, ku mbetën të plagosur 4 persona.

Gjithçka mësohet se ka nisur për një borxhi që i plagosuri i kanë pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca. Ky i fundit i ka thënë hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë pas. Sipas tij, ia kishte kërkuar disa herë por borxhliu nuk ia ka dhënë paratë. Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasëm.

Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin, mëson gazetari i Report Tv Sokol Dema.

Pas incidentit, janë përfshirë edhe persona të tjerë familjarë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, çfarë ka sjellë dëmtimin e tyre. Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë të gjithë personat e tjerë të përfshirë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 26/12/2022 15:48

    Pun malokesh kokpalare. Ptuu, qelbsa qe vini ere 1 ore larg. Ne male e keni vendin se njerez nuk boheni ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?