Një punonjës i aeroportit të Teksasit humbi jetën pasi u përpi nga një motor avioni pasagjerësh. Punonjësi po shkonte tek porta e avionit në momentin kur "u gëlltit' nga motori që ishte ndezur.
Punëdhënësi tha se sipas një hetimi fillestar, incidenti nuk kishte lidhje me procedurat e sigurisë, por ende nuk është e qartë se si ndodhi. Ndërkohë një hetim po kryhet edhe nga një agjenci qeveritare.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se kishte qenë në kontakt me Delta Air Lines dhe ishte "në procesin e mbledhjes së të dhënave".
Avioni, një Airbus A319, kishte zbritur në San Antonio të premten mbrëma nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit.
Të mërkurën, linja ajrore rajonale Piedmont u gjobit me 15,625 dollarë nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA) për vdekjen e një punonjësi të ekuipazhit tokësor gjashtë muaj më parë në një incident të ngjashëm në Alabama.