Ministri i Brendshëm Taulant Balla vizitoi sot në spital, qytetaren e aksidentuar një ditë më parë në Tiranë nga një automjet, që lëvizte me shpejtësi, i drejtuar nga një shofer, i cili rezulton i gjobitur 20 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ministri Balla shoqërohej gjatë kësaj vizite nga drejtues e punonjës policie të Qarkullimit Rrugor, të cilët i uruan shërim të shpejtë, duke i dhuruar edhe një tufë me lule vajzës së aksidentuar.
Ministri u shpreh se “vajzat dhe djemtë e Policisë Rrugore të Tiranës nuk u gjendën dot që ta parandalonin këtë, por sigurisht janë këtu sot bashkë, për të të uruar të shkuara dhe shërim të shpejtë!“
Gjatë takimit me mjekët dhe kirurgët e spitalit, Balla mori një informacion të hollësishëm rreth gjendjes së vajzës.
Ndërkaq Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vënë në arrest autorin e ngjarjes, i cili nga të dhënat rezulton përsëritës i shpeshtë i shkeljeve të rregullave të qarkullimit, duke ecur me shpejtësi edhe në zonat e banuara.
Apo për të dalë bukur në foto. Sa bukur. Bëj punën, mos bëj foto
Përgjigju