Foto nga vendi i ngjarjes

U përplas me armë zjarri me disa persona dy vite më parë në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari (EMRI)

25 Janar 2023, 13:22| Përditesimi: 26 Janar 2023, 07:55

  • Share

TIRANË- Xhulio Vela, 27-vjeç ka rënë në pranga pasi ishte në kërkim në lidhje me një ngjarje të ndodhur në tetor të 2021-it. 27-vjeçari u përfshi në një përplasje me armë zjarri, me disa persona të tjerë në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve. Të plagosur nga konflikti mbeti vetë Vela, si dhe një 29-vjeçar, Aleksandër Nikolli.

I riu nga Mamurrasi rezulton të ketë qenë më parë i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik”. Ai po ashtu rezulton me precedent penal në Shqipëri dhe në Itali për shpërndarje droge. Xhulio Vela, në vitin 2020 ai u kap në Itali për shpërndarje marjuane.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij 27-vjeçarit , masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".    

Në tetor të vitit 2021, në rrugën "Frosina Plaku", 27-vjeçari është konflikuar me armë zjarri, me disa persona, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Policia arrestoi 3 shtetas të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.  Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Katër apo pesë persona kanë qenë pjesë e sherrit, dhe paraprakisht dyshohet se të gjithë njiheshin me njëri tjetrin dhe se kishin miqësi mes tyre.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?