Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka kërkuar përjashtimin nga seanca parlamentare të deputetit të PS Taulant Ballës, pas deklaratave që ky i fundit bëri në adresë të Sali Berishës.
Noka i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të marrë masa për gjuhën e përdorur nga deputeti Balla.
“Ju jeni edhe deputete e Kuvendit, jeni edhe një zonjë, jeni edhe një nënë, tashmë jeni bërë edhe gjyshe, nuk besoj që jeni shurdh. Të paktën kështu kam informacion. Fjala e përdorur nga parafolësi është një zhargon i vulgut ordiner të rrugës, nuk është fjalë që mund të përdoret në këtë kuvend. Ndërhyni dhe merrni masa. Kërkoj të përjashtohet urgjentisht si halabak ordiner parafolësi. Gjuha e rrugës nuk mund të jetë gjuhë që të prevalojë këtu në Parlament”, ths Noka.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Arrestimi i Dakos përplas Berishën me PS-në! Balla: Ti Sali do vazhdosh t'i hash atë që s’thuhet PS-së! Irritohet Noka: Të përjashtohet nga seanca
M.Q.//ReportTv.al