Kronikë

U përplas me furgonin me pasagjerë, merr flakë ‘Benzi’ në aksin Fier-Lushnjë! Tre të plagosur

14 Qershor, 07:51| Përditesimi: 14 Qershor, 09:15

  • Share

Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (3:30) në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të Pushimit të Shoferit.

Një makinë tip ‘Benz’ i drejtuar nga 24-vjeçar Kleo Ejbea është përplasur me një furgon me drejtues Dane Toska.

Gazetari Yrjet Saliasi bën me dije se furgoni transporonte 7 pasagjerë drejt Rinasit.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Shpejtësia e madhe ka bërë që Benzi të thyejë barrierat mbrojtëse dhe të digjet në anën tjetër të kanalit kullues përgjatë autostradës, ndërkohë që furgoni ka përfunduar rreth 100 metra larg. 

"Rreth orës 03:30, në aksin rrugor "Fier-Lushnjë" automjeti me drejtues shtetasin K. E., 24 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 55 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre pasagjerët e automjetit që drejtohej nga shtetasi D. T., shtetasi G. K., 68 vjeç, shtetasja S. J., 44 vjeçe dhe shtetasja O. K., 54 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, si pasojë e përplasjes, automjeti me drejtues shtetasin K. E., ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë", informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?