Ka ndalur sot në mëngjes zemra e 16 vjeçarit i cili u aksidentua rëndë pasi jet skija të cilën po e drejtonte u përplas me një tjetër të miqve të tij më 15 gusht 2023, në plazhin e Llamanit në Himarë.
Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se zemra e adoleshenti ndali rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Katër adoleshentët nga lagjia “Ali Demi” e Tiranës, të moshës 16-vjeç dhe 17-vjeç, shokë me njëri-tjetrin kishin marrë dy motorë uji me qira në plazhin e Llamanit. Dy jetski-të u përplasën në det në hapur e për pasojë 16-vjeçari me iniciale K.Xh. mbeti i plagosur rëndë, me dëmtime në kokë. Ai u transportua me helikopter tek spitali i Traumës. I plagosur mbeti dhe shoku i tij që ishte pasagjer në jetski, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa dy bashkëmoshatarët që ishin në motorin tjetër shpëtuan pa lëndime. Ata njoftuan pronarin që u kishte dhënë mjetet lundruese me qira, Renato Panajoti për të nxjerr nga deti të plagosurin.
Fillimisht adoleshentët që shpëtuan pa lëndime dhanë dëshmi të rreme, duke u përpjekur të fshehin ngjarjen. Ata i thanë policisë se miku i tyre u plagos pasi ra nga shkëmbi. Ngjarja u zbardh sot nga policia e Vlorës disa orë më pas e cila bën të ditur se dy “jet-ski” janë përplasur gjatë manovrave te gabuara në det.
Në hetim për ngjarjen është 17-vjeçari me iniciale U.K. që drejtonte motorin tjetër të ujit , i cili dyshohet se u përplas me motorin që drejtonte 16 vjeçari. Ai akuzohet për plagosje të rëndë nga pakujdesia.
Po kështu po hetohet për shkelje të rregullave në punë, Renato Panajoti, pronari i mjeteve lundruese në Himarë. Deri në sqarimin e rrethanave është pezulluar aktiviteti i tij privat per dhenien me qira te mjeteve lundruese.
Deri sa kohe duhet te degjojm lajme te tilla kur e dijm shume mire qe te rinjt tane nuk kan pergjegjsi as kur ecin ne kembe jo ma me jet ski. Ato duhen ndaluar per te gjithe
PërgjigjuNuk i ndalojne sepse shume nga keto biznese pastojne leket duke fryre xhiron. Per kete popull duhej te ndalohej me ligj cdo mjet lundrues me motor.