Foto ilustruese

U përplas me një anije në kanalin e Suezit, mbytet rimorkiatori me 7 persona në bord! Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

6 Gusht 2023, 10:14| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 10:17

  • Share

Një rimorkiator me shtatë persona në bord u mbyt në Kanalin e Suezit pasi u përplas me një transportues gazi me flamur të Koresë së Jugut.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar operacionet e tyre në vendin ku u përplas  rimorkiatori me anijen e Suezit, ndërsa në njoftimet e deritanishme nuk saktësohet nëse ka probleme në funksionimin e kanalit që nga fundosja e rimorkiatorit.

Shtatë persona ishin në bordin e rimorkiatorit Fahd, tha në një deklaratë shefi i autoritetit të kanalit Osama Rabieh, duke shtuar se operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen për gjetjen e të zhdukurve.

Rabier tha se përplasja ndodhi ndërsa cisterna LPG “Chinagas Legend” ishte në zonën e Ballah, duke u nisur nga jugu në udhëtimin e saj nga Singapori në Shtetet e Bashkuara.

“Cisterna aktualisht është ndaluar dhe do të qëndrojë në Portin Said derisa të përfundojnë procedurat në lidhje me aksidentin”, tha Rabiet.

Cisterna e gazit të lëngshëm “Chinagas Legend” ka një gjatësi 230 metra, gjerësi 36 metra dhe peshon 52 mijë tonë dhe aktualisht është në pritje në Port Said deri në përfundimin e procedurave lidhur me aksidentin. Ekipi i shpëtimit i Autoritetit të Kanalit të Suezit po punon për të shpëtuar shtatë anëtarët e ekuipazhit të rimorkiatorit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?