U përplas me një autobus, ndërron jetë ‘kolosi’ kolumbian që luajti për Real Madrid

14 Prill 2022, 11:27| Përditesimi: 14 Prill 2022, 14:26

  • Share

Ish-futbollisti i Real Madrid dhe Napolit, Freddy Rincon, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare për shkak të një aksidenti automobilistik.

Rincon, i cili ka qenë kapiten i Kolumbisë në periudhën e artë të tre Botërorëve radhazi, prej ditesh ishte në terepi intensive. Ai pësoi një aksident të frikshëm në Kali të Kolumbisë, pasi u përplas nga një autobus në kryqëzim.

Përveç kombëtares dhe Realit, ish-mesfushori luajti edhe 28 ndeshje me fanellën e Napolit në sezonin 1994/1995, duke shënuar 7 gola.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?