Çiklisti Mikel Landa ka humbur ’Giro d’Italia’ për shkak se spanjolli 35-vjeçar u përplas me shtyllën në Fresk, pak kilometra nga fundi i Etapës së Parë.
Landa nuk mundi të lëvizte dhe u desh menjëherë ndihma mjekësore pasi përfundoi në trotuar. Skuadra e tij, “Soudal-Quick Step”, ka bërë të ditur në darkë se situata e Landa ishte problematike.
Rezulton se ai ka pësuar një frakturë të vertebrës së toraksit T11. Si pasojë e këtij dëmtimi, ai duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë në një pozicion përmbys apo në krah, para se të fillojë procesin e riaftësimit.
Është vendosur që Landa të kalojë si fillim natën e të premtes në spital në Tiranë, e më pas gjatë ditës së shtunë do të shqyrtohen opsionet për të mundësuar kthimin e tij në shtëpi, sipas këshillave që japin mjekët specialistë përkatës për raste të tilla.
Soanjolli ishte ndër favoritët për të fituar turneun dhe Giro ka humbur një nga protagonistët e saj.
Komente
