Vendi i aksidentit

U përplas nga makina në aksin Korçë-Maliq, 16-vjeçari dërgohet në spitalin e Tiranës në gjendje të rëndë

5 Tetor 2020, 09:47| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 09:50

  • Share

I riu 16-vjeçar i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme (4 tetor) në aksin Korçë-Maliq është dërguar në spitalin e Tiranës për mjekim të specializuar.

Ai është transportuar në orët e vona ndërsa sipas burimeve kanë qenë dy shokët e të riut që kanë raportuar targën e 66-vjeçarit që drejtonte mjetin tip Benz.

66-vjeçari me iniciale E.S., përplasi me makinë Romeo Jasharllari nga fshati Symizë. Fillimisht i riu u dërgua në spitalin e Korçës por më pas u transportua në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit, por më pas është kapur nga policia. 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?