Këmbësori i cili u përplas nga motori në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Hakim Maledhi fillimisht u dërgua në spitalin e Lushnjës dhe më pas u transportua në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë blutë informojnë se kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e motorit, Aleksandër Hila.
"Në lidhje me aksidentin rrugor të mbrëmshëm, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi me motomjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital", informoi sot policia.
Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrapëz, ku Aleksandër Hila dyshohet se humbi kontrollin dhe për pasojë përplasi 77-vjeçarin.
Komente
