Tiranë/ ‘Fërkuan’ makinat luksoze, plas sherri mes 2 shofereve! Thërrasin në ndihmë ‘të fortët’, njërit i vihen prangat në spital! U gjenden armë e hashash

22 Gusht, 22:45| Përditesimi: 23 Gusht, 07:15

  • Share

TIRANË- Parakalimi i gabuar, i cili është bërë shkak për thyrjen e pasqyrës së një 'Audi A8' ndërmjet dy makinave, ka çuar në përplasje fizike mes dy personave mesditën e sotme (22 gusht) në rrethrrotullimin e TEG-ut.

Dy vajza shofere, kanë përplasur mjetet e tyre, përkatësisht ‘Audi A8’ dhe një makinë tip ‘Benz’, dhe më pas për të sqaruar sherrin mes tyre kanë thirrur dy të afërm që kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë konfliktuar me sende të forta.

Nga informacionet e para, i pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, 29-vjeç, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e njërës prej shofereve, Marjo Barami.

Fatjon Dauti ka përfunduar në spital pasi ka marrë plagë në fytyrë dhe në kokë dhe po merr ndihmë mjekësore. Burime bëjnë dije se Fatjon Dauti, pas përfundimit në spital te Trauma, ku ndodhet për të marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e goditjeve me sende të rënda nga Barami, ka përfunduar edhe në pranga. Gjatë kontrollit në spital i është gjetur edhe hashash.

Sakaq policia njoftoi se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.

“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit Fatjon Dauti, dhe Marjo Barami. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi Fatjon Dauti i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj”, njofton policia.

Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohen mjetet luksoze të përfshira në aksident. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora 15:43
Pamjet e aksidentit te rrethrrotullimi i TEG-ut mes dy vajzave, që degjeneroi me përleshje me pasojë plagosjen

 

Pamjet e aksidentit dhe policia në vendngjarje

“Shqiptarja.com” sjell pamjet e para nga rrethrrotullimi i TEG në Tiranë, ku sot në orët e pasdites ndodhi aksidenti i lehtë rrugor, që më pas degjeneroi në një përplasje fizike mes dy personave.

Dy makinat e përfshira në aksident janë “Audi A8” dhe “Porche Cajen”, të cilat drejtoheshin nga dy vajza. Policia thotë se kemi të bëjmë me një gërvishtje mes automjeteve në lëvizje, por debati mes vajzave për gjetjen e shkaktares denigroi në përleshje fizike mes personave që ato thirrën për ndihmë.

Në pamje duket vetëm njëra nga mjetet, tip “Audi A8”, me krah të kundërt, ndërkohë efektivët e policisë po kryejnë veprimet e para hetimore dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive, teksa pritet edhe ekspertimi auto-teknik për rastin e veçuar, pasi Policia dhe Prokuroria po hetojnë edhe për përleshjen me pasojë plagosjen e njërit prej personave.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sali berisha: 23/08/2024 09:59

    O morracaku I hasit, o meshkuj lapera, nuk jam shqiptaret si gabelt e dagenhamit o fismidhje, ta cpojn bythen kendej o malok, o hale

    Përgjigju
  • lenci: 23/08/2024 09:08

    Fundrina,baxhella,ordinere....gjykata nuk duhet të toleroi për këto që mbajnë armë sepse ndodh si te ngjarja e Shëngjinit ku kapet me armë dhe lihen të lirë.

    Përgjigju
  • Eldi: 23/08/2024 08:54

    Aty eshte rrethrrotullim i rendesishem. Sa qenka vonuar policia keshtu? Ky eshte problemi kryesor, pa lerini lacat dhe baxhellat.

    Përgjigju
  • Iris: 23/08/2024 01:53

    /Kejvina Kthjellat/ dhe /Redian Rrajat/ e kategorise- /Wannabe/!

    Përgjigju
  • Dori: 22/08/2024 19:18

    Policia nuk di kurr asgje te kujt jan armet,shkon vetem ne vendngjarje per te mbledh te vdekurit..ahahah

    Përgjigju
  • 313: 22/08/2024 18:19

    ky fatjon dauti eshte bere si tabel qitjeje ja beri tropojani G classin brima brima si kullojse makaronash.

    Përgjigju
  • luli: 22/08/2024 18:18

    Pse kruhesh o fation, mbaj ato baxhellat deri sa te te mbarojne leket e pirdhu pastaj , sa her grricesh o han plum nga kusheriri, o ta ngop muli si ateher te PD e te heqin letrat .. e tani ta ngopi baxhella

    Përgjigju
  • veri: 22/08/2024 17:16

    KETA QE BEJNE SI TE FORTE,,,KAPINI DHE RRIHINI VENDCE,,,ASHTU SIC E MERITOJNE ,,,,,ME DRUNJ ME HUNJ,,,ME LEVA,,GJERSA TI THYENI DHEMBET...NDRYSHE NUK MERR VESH KJO RRACE E POSHTER.. ..

    Përgjigju
  • Tirona: 22/08/2024 17:05

    I mbajn armet njerzia pa problem se i liron gjykata . Sikur tu denonin sa parashikon ligji per armembajtje pa leje ., as ne foto nuk do i shikonin armet . Gjykatsa kriminele

    Përgjigju
  • ops: 22/08/2024 17:03

    2 Putana qe pallohen dhe pastaj bejne si te forta

    Përgjigju
  • EX: 22/08/2024 17:01

    audi eshte pa taksa dhe pa kualidim si i lejoni

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 22/08/2024 16:47

    Eh kurvat..

    Përgjigju
  • Boti: 22/08/2024 16:13

    Kafsheri, primitivitet,femra baxhella qe sdine ca bejne

    Përgjigju
    • Me karburant: 23/08/2024 10:18

      Jo mo jo këmbët dinë mirë për ti quar! dhe paratë e maqinat luksoze,dhe qefet nëpër resorta dinë të bojnë këto baxella o Boti.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?