Viktimat Gabriel Lluca dhe Denis Korbi

Kronikë

U përplas për vdekje në hyrje të Peqinit, dyshohet se Gabriel Lluca po i jepte makinës me shpejtësi të lartë

1 Shtator, 13:08| Përditesimi: 1 Shtator, 13:28

  • Share

Policia dyshon se shpejtësia e lartë të ketë qenë shkak i aksidentit që i mori jetën dy 24-vjeçarëve, Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, pasi u përplasën me shkallët e një shtëpie në hyrje të Peqinit, teksa udhëtonin me makinë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk përjashtohet pista hetimore që 2 të rinjtë të kenë humbur kontrollin e automjetit sepse mund të kenë qenë të dehur.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 31 gushtit 2025. 24-vjeçari Lluca ishte drejtues i automjetit, kurse i riu tjetër pasagjer.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?