Rreperi Young Scooter, emri i vërtetë Kenneth Edward Bailey, vdiq në ditën e ditëlindjes së tij të 39-të në Atlanta, pas një konfrontimi me policinë.
Sipas autoriteteve, ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë përpjekjes për të kaluar gardhin dhe vdiq më pas në spital.
Pas mbërritjes së oficerëve, dy burra u larguan nga shtëpia, dhe njëri prej tyre kërceu gardhin në përpjekje për të ikur. Policia theksoi se lëndimi i Bailey-t ka ndodhur gjatë arratisjes dhe nuk ishte shkaktuar nga oficerët, shkroi Neë York Post.
Bailey u dërgua menjëherë në spital, por pas disa orësh vdiq nga plagët e tij. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë.
Young Scooter ishte një figurë e njohur në skenën e hip-hop-it, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Future, Waka Flocka Flame, Kodak Black dhe Rick Ross.
Ai ishte një pjesë e rëndësishme e bumit të hip-hop-it në vitet 2010 dhe ka lënë pas disa projekte të suksesshme. Kënga e tij më e fundit, “Trap’s Last Hope”, u publikua në mars të vitit të kaluar.
Komente
