U pezullua pas shpërthimit në magazinën e deputetit të PS, GJKKO kthen në detyrë kreun e IMT

12 Qershor, 19:12| Përditesimi: 12 Qershor, 19:15

  • Share

Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola, është rikthyer në detyrë. Ai ishte pezulluar pas shpërthimit në magazinën e deputetit të PS, Bujar Çela, ku humbën jetë babë e bir dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Kthimi i tij në detyrë vjen pasi i mbaruan afatet e pezullimit dhe më një kërkesë të drejtuar Gjykatës së Posaçme, Kolës iu hoq masa e pezullimit të detyrës.

Nga shpërthimi i 1 marsit 2024, humbën jetën babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, si dhe u plagosën 7 të tjerë, mes tyre dhe deputeti Çela.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?