Bota

U pezullua për 10 ditë pas rasteve të mpiksjes së gjakut, SHBA rikthen në përdorim vaksinën ‘Johnson & Johnson’

24 Prill 2021, 09:00| Përditesimi: 24 Prill 2021, 13:12

  • Share

SHBA- Agjencia Amerikane e Barnave, pas një pauze 10 ditore të vaksinës kundër COVID-19, “Johnson & Johnson” vendosi rifillimin e përdorimit të saj menjëherë.

Megjithatë në vaksinën amerikane do të ketë një etiketë paralajmëruese rreth mundësisë jashtëzakonisht shumë të rrallë për të shkaktuar mpiksjen e gjakut.

Vaksina u pezullua në SHBA me qëllim rishikimin e saj, pasi 15 mijë persona nga 8 milionë të cilët morën dozën e parë të saj, pësuan mpiksje të rrezikshme gjaku.

Agjencia Amerikane e Barnave, vendosi që dozat e vaksinës “J&J” të merren vetëm nga personat mbi 18 vjeç dhe të paktën 10 milionë doza të vaksinës, të dërguara nga fabrika e kompanisë në Holandë, mund të aplikohen menjëherë në SHBA.

Jesse Goodman, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Georgetoën në Uashington dhe një ish-shkencëtar kryesor në FDA, tha se rreziku nuk ishte i parëndësishëm, por ende i vogël për t’u shqetësuar.

Gjatë kësaj jave edhe Agjencia Evropiane e Barnave hoqi çdo kufizim dhe hezitim lidhur me vaksinën amerikane.

Vendimi i Agjencisë Amerikane të Barnave dhe Agjencive Federale për të pezulluar përkohësisht vaksinimet me vaksinën e “Johnson& Johnson”, erdhi 10 ditë më parë, më 14 prill, pas shfaqjes së rasteve me trombozë të gjakut që shkaktuan shqetësim tek vendet të cilat kishin filluar përdorimin e saj.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?