U pezullua për një vit, rinis në GJKKO gjyqi ndaj Rezart Taçit! Akuzohet për pastrimin e 18.3 mln euro të mafias italiane

18 Dhjetor 2023, 13:04| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 14:30

  • Share

Pamundësia e njoftimit të biznesmenit Rezart Taçi u bë shkak për shtyrjen e seancës ndaj tij në Gjykatën e Posaçme për në 8 janar.

Biznesmeni akuzohet nga SPAK për përfshirje në përpjekjen për pastrimim e 18.3 mln euro të mafias italiane.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për tu arrestuar nga policia në zbatim të masës së sigurisë "arrest në burg" të dhënë në mungesë.

Të hënën, (18 dhjetor)  gjykata vendosi të bëjë njoftim me shpallje publike për gjyqin ndaj biznesmenit në kërkim i cili akuzohet për "pastrim parash" dhe "grup të strukturuar kriminal".

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?