Foto ilustruese

U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë

4 Tetor, 08:07| Përditesimi: 4 Tetor, 08:40

  • Share

Durrës- Ka nisur lundrimi i trageteve nga Port ii Durrësit pas pezullimit të përkohshëm ditën e djeshme, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike në të dy vendet.

Nga Kapiteneria njoftohet se trageti Durrës-Bari është nisur mëngjesin e sotëm, siç ishte parashikuar, pasi ka pasur përmirësim të motit dhe qetësim të forcës së dallgëve në Adriatik.

Gjithashtu njoftohet se trageti nga Bari mbërrin në Durrës orën 13:00, pasi edhe ai u nis me vonesë që nga Italia, po për të njëjtin shkak, përkeqësimin e kushteve atmosferike në det.

Ndërsa trageti i linjës së Ankonës parashikohet të mbërrijë sipas kalendarit të parashikuar dhe në kohë, në orën 12:00.

Kapiteneria e Durrësit njoftoi mbrëmjen e djeshme pezullimin për një ditë të lundrimeve të trageteve, por edhe mjeteve të tjera lundruese më të vogla, si pasojë e dallgëve të forta në det.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?