U pezullua përkohësisht/ Oksfordi: Vaksina e disponueshme në treg deri në fund të vitit

10 Shtator 2020, 15:59| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 16:01

  • Share

Vaksina eksperimentale e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit mund të jetë akoma e disponueshme në treg "në fund të vitit ose në fillim të vitit 2021", megjithë pezullimin përkohësisht dje të testeve klinike te fazës së tretë, e imponuar nga reagimi anormal i regjistruar tek një pacient.

Kjo u deklarua nga Pascal Soriot, CEO i AstraZeneca, gjigandit farmaceutik që i është dhënë e drejta e prodhimit të vaksinave.

Çdo gjë mbetet e hapur – specifikoi Soriot i cili megjithatë nuk saktësoi se kur do të rifillojnë provat, por ai është akoma i bindur se projekti mbetet "konkurrues dhe vaksina mund të jetë e disponueshme në fund të këtij viti ose në fillim të ardhshëm", varet nga sa shpejt rregullatorët marrin miratimin, - tha administratori i përgjithshëm i AstraZeneca.

Soriot vuri në dukje se "efektet anësore" janë të zakonshme në fazat e provës dhe shtoi se diagnoza e inflamacionit e shtyllës kurrizore te vullnetari i prekur nga efekti i mundshëm anësor nuk është konfirmuar ende.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?