Porti i Durrësit

Sociale

U pezulluan dje prej motit të keq, Autoriteti Portual Durrës: Tragetet Durrës -Bari do të lundrojnë këtë mbrëmje

18 Nëntor 2023, 19:18| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 19:26

  • Share

Rikthehet këtë mbrëmje në orën 22:00 lundrimi i trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Lajmi konfirmohet nga Autoriteti portual i Durrësit, i cili ka njoftuar pasagjerët për shkak se lundrimi ishte pezulluar ditën e djeshme prej motit të keq.

Tragetet Durrësi-Bari do të nisen sot në orën 22:00.

Edhe kapiteneria e Portit të Vlorës pezulloi për ditën e djeshme lundrimin e tragetit Vlorë - Brindizi e anasjelltas, si dhe lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve të motit.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?