Çifti i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina

Kronikë

U pezulluan për pasurinë, KPA nuk kalon për shqyrtim ankimimin e çiftit të prokurorëve Gashi-Gina

5 Korrik 2018, 17:19| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 18:51

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim çështjen e çiftit të prokurorëve, Rovena Gashi dhe Dritan Gina, për pezullimin e tyre nga detyra nga kryeprokurorja Arta Marku.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina ankimuan në mes të muajit qershor në KPA vendimin e Arta Markut, e cila i pezulloi prokurorët nga detyra, për shkak të refuzimit të deklarimit të pasurisë. Trupa e KPA që shqyrtoi ankimimin e dy prokurorëve përbëhej nga gjyqtarët Luan Daçi dhe Rezarta Schuetz, ndërsa relatore e çështjes ishte Ina Rama, ish-kryeprokurore e Republikës.

Trupa e KPA ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e Ginës dhe Gashit, duke i dhënë të drejtë Arta Markut në vendimin e saj për pezullimin e prokurorëve.

Kolegji i shqyrtimit paraprak të ankimit, me vendimin nr. 2/2018 (JD), datë 21.06.2018, bazuar në nenin 31, nenin 31/a, paragrafi 2, germa “a”, si dhe në nenin 71/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendosi:

Moskalimin për shqyrtim në seancë plenare të çështjes nr. 2/2018 (JD), datë 17.05.2018 me palë ankuese znj. Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina.

Objekt i këtij ankimi ishte “anulimi i vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimi i vendimit nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”.

Kolegji i shqyrtimit paraprak, i caktuar me short, ishte i përbërë nga Ina Rama relatore, Rezarta Schuetz dhe Luan Daci anëtarë.

Njoftimi i KPA

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?