Merimangë violinë dhe viktima Giuseppe Russo

U pickua nga merimanga ‘violinë’, humb jetën 23-vjeçari në Itali

17 Gusht, 18:51| Përditesimi: 17 Gusht, 19:04

  • Share

Itali-Një djalë 23-vjeçar nga Italia ka ndërruar jetë në spitalin e Barit pas pickimit nga një merimangë violinë.

I riu, Giuseppe Russo, ishte pickuar nga insekti më 13 korrik në Collepasso (Lecce), teksa po pastronte në fshat. Fillimisht Russo mendoi se ishte pickuar në këmbë nga një mushkonjë ndaj dhe nuk i kushtoi rëndësi. Por me kalimin e ditëve, vendi i pickimit filloi të enjtej dhe kishte dhimbje të forta.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai shkoi në spital dhe u shtrua fillimisht në Tricase, e më pas në Lece. Por teksa orët kalonin djali u përkeqësua më shumë dhe u transferua mbrëmjen e 16 gushtit në poliklinikën e Barit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, fatkeqësisht ai ndërroi jetë nga shoku septik (që shkaktohet nga prania e një bakteri) dhe dëmtimi i shumëfishtë i organeve.

'Merimanga violinë' njihet si një nga merimangat më helmuese dhe është e pranishme në Itali. Kjo lloj merimange ka një ngjyrë të verdhë e kafe dhe një njollë në formë violine në pjesën e pasme, nga dhe ka marrë emrin.

Për shkak të ngjyrës që ka, nuk bie shumë në sy. Zakonisht nuk është agresive por nëse ndihet e kërcënuar, mbrohet duke pickuar, raporton TG.com.

Pickimi nga kjo merimangë është përgjithësisht pa dhimbje dhe mund të mos vihet re menjëherë. Simptomat shfaqen 24-48 orë dhe kanë dhimbje, djegie, enjtje dhe kruarje.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?