Vincenc Piroli

U plagos 2 ditë më parë, arrestohet Vincens Piroli dhe kushëriri që e çoi në spital, Marjan Marku! Fshehën ngjarjen dhe penguan zbardhjen e të vërtetës

5 Janar 2022, 14:42| Përditesimi: 6 Janar 2022, 12:36

  • Share

Vinçens Piroli, 34-vjeçar, i cili qëllua me pistoletë më silenciator më 3 janar, u ndihmua nga 1 person që e ka dërguar në spital dhe më pas është larguar. Marjan Marku por edhe vetë Piroli janë ndaluar nga policia dhe akuzohen për moskallëzim krimi dhe pengim të së vërtetës.

I plagosuri Vincens Piroli 34 vjeç, ka marrë tre plumba, një në shpatull dhe dy në brinjë, ndërsa më pas i u transportua në urgjencën e spitalit të Lezhës.

"Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç, i cili është transportuar nga vendi i ngjarjes në spitalin e Lezhës, me automjet, nga shtetasi M. M., specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të shtetasve:

M. M., 29 vjeç dhe V. P., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Zhejë, Kurbin.  Shtetasi M. M., më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, ka transportuar nga lagjja Bahçallëk, Shkodër, në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasin V. P., dhe më pas është larguar, pa njoftuar Policinë.  Shtetasi V. P., i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e rrethanave të saj", ka njoftuar policia Shkodër.

34-vjeçari Vinçens Piroli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Mali i Zi mbeti i plagosur në një atentat të dyshimtë në Shkodër, pasi u qëllua nga tre plumba, me një pistoletë silenciator. Ngjarja është e mbushur me mister dhe paqartësi dhe gjithçka bëhet edhe më konfuze ku dëshmia e Pirolit dhe ajo e të afërmit të tij që e çoi të plagosur në Spitalin e Lezhës janë kontradiktore. Ndërsa Piroli është shprehur se është qëlluar nga pas shpine teksa po ecte në këmbë, i afërmi i tij ka dëshmuar para bluve të Shkodrës se e kishte çuar 34-vjeçarin të takonte një person te ura e Bahçallekut dhe po e priste në makinë, por ai ishte kthyer i plagosur.

34-vjeçari është qëlluar nga pas shpine teksa po ecte në këmbë, me 3 plumba që e prekën një në shpatull dhe dy në pjesën e brinjëve. I plagosuri, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë, pas plagosjes ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës, edhe pse plagosja ka ndodhur në Shkodër. Sipas dëshmisë së parë të 34-vjeçarit për policinë tha se erdhi në Spitalin e Lezhës pasi ndihej më i sigurt.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tafil Ibriku: 05/01/2022 17:49

    Sukse shum i madh arrestohet vittima me 3 plumba ne krevat,dhe ndal kush kalon,jam ushtari me bidon.

    Përgjigju
  • Loni: 05/01/2022 14:45

    Bravo super aksion policia... Urra tani do flejme me te qete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?