Foto nga lokali ku ndodhi atentati, 8 shtator 2025, Shkodër

Kronikë

Shkodër/ U plagos aksidentalisht në atentatin e 8 shtatorit, familjarët apelojnë për ndihmë për kamarieren e shtruar në spital

10 Shtator, 16:15| Përditesimi: 10 Shtator, 18:28

  • Share

SHKODËR - Familjarët e Meri Kacerrit, kamarieres që u plagos aksidentalisht në vendin e saj e të punës në atentatin e mëngjesit të 8 shtatorit, ku mbetën të vrarë Armando Pali e Liridon Kraja, si dhe u plagos po ashtu Ergon Brajoviç, u bëjnë apel shqiptarëve që të kontribuojnë për mbulimin e shpenzime mjekësore të së resë.

Për kamarieren shkodrane është hapur një llogari në platformën GoFoundMe, ku mund të kontribuojë me para kush ka dëshirë dhe mundësi, për rikuperimin shëndetësor të Meri Kacerrit dhe ringritjen e saj në këmbë.

E reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën në kujdesjen e bluzave të Bardha të spitali i Traumës. Sipas familjarëve, qe folën jashtë kamerave të Report TV, vajza është dëmtuar të pjesa e krahut.

Ata po presin përfundimin e ekzaminimit, për të kuptuar me qartë situatën, nese e reja do të ketë nevojë per mjekim më të specializuar. E reja nga Shkodra është e vogla e familjes. Ajo ka edhe 2 motra dhe nje vëlla tjetër.

Thirrja për ndihmë për Meri Kacerrit:

Të ndihmojmë Merin të luftojë dhe të kthehet më e fortë se kurrë!

Ky GoFundMe hapet për Meri Kacerrin, vajzën me quken e saj të bukur dhe buzëqeshjen që i jep dritë çdo ambienti ku hyn. Kush e njeh motrën dhe vajzën tonë, e di se ajo është vajza që nuk dorëzohet kurrë: punon pa u lodhur, edhe kur trupi nuk e mban më, ajo gjithmonë gjen forcë të qëndrojë në këmbë për të ndihmuar familjen.

Fatkeqësisht, më 8 shtator në Shkodër, Meri u plagos rëndë në masakrën e asaj dite, duke qenë thjesht në vendin e saj të punës, pa asnjë faj. Në një çast, jeta e saj ndryshoi krejtësisht dhe tani ajo ndodhet në një betejë për shëndetin e saj.

Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë.

Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpresës, shërimit dhe rikthimit të Merit në jetën e saj të zakonshme.

Mirënjohja jonë është e pafund për çdo mbështetje, qoftë ajo financiare, shpirtërore apo edhe thjesht duke ndarë këtë fushatë me të tjerët.

Le ta ndihmojmë të gjithë bashkë Merin që të ngrihet përsëri në këmbë.

Ju falenderojmë nga zemra dhe jua kthefshim në gëzime

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?