Futbollisti 14-vjeçar në 'Shtëpinë e Futbollit' të Kombëtares, ku do i nënshtrohet fizioterapisë

Sociale

U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!

18 Dhjetor 2024, 09:57| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 10:36

  • Share

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur (sot, 18 Dhjetor) të ndihmojë 14-vjeçarin që u plagos në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, më 18 Nëntor, pas një përleshje mes nxënësve, ku humbi jetën fatkeqësisht shoku i tij, Martin Cani.

Pas daljes nga spitali, futbollisti i akademisë së Dinamo City ka pasur nevojë për fizioterapi, teksa familjarët u shprehën se do ta dërgonin edhe jashtë vendit për kurim.

Por tani është ndërmarrë nisma nga FSHF, që futbollisti të trajtohet nga fizioterapistët e ekipit kombëtar, në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit”.

“Shpenzimet do të mbulohen nga Federata e Futbollit gjatë gjithë trajtimit”, thuhet në njoftimin e FSHF, e cila i uron edhe shërim të plotë futbollistit Luis Meçja dhe ‘rikthim sa më të shpejtë në fushë’.

Për ngjarjen e rëndë ka një 14-vjeçar të arrestuar, që ndodhet nën arrest nga Gjykata dhe dje (17 Dhjetor) Apeli e la në qeli. Krimi i rëndë ndodhi vetëm 200 metra larg shkollës më 18 nëntor, pas përleshjes së tre të miturve, teksa Policia ka mohuar që të ketë autor të dytë të implikuar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?