Ina Nuka

Ekonomi
Top 24

U plagos gjatë protestës së banorëve të 'Astirit', efektivja Ina Nuka merr 12 paga shpërblim

26 Dhjetor 2018, 18:20| Përditesimi: 26 Dhjetor 2018, 18:31

  • Share

Pas premtimit të kryeministrit Edi Rama, me VKM-të e publikuara ditën e sotme është vendosur edhe shpërbimi për efektiven e plagosur në krye të detyrës, Ina Nukën. (SHIKO KËTU)

Efektivja e forcave “Shqiponja” me pozicion motoriste do të marrë si shpërblim për dëmtimit që mori në gishta gjatë protestës së banorëve të ‘Astirit’ pagën e një viti.

Më konkretisht, Ina Nuka do të përfitojë vlerën 792 000 (shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë të reja dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

VKM-ja për Ina Nukën

Ina Nuka u plagos më datë 22 nëntor gjatë protestës së dhunshme të banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Për më shumë detaje dhe video nga protesta (SHIKO KËTU)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?