Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vizitoi në Spitalin e Fierit, punonjësin e FNSH-së të lënduar paraditen e sotme në protestë në vendin e quajtur "ETC" Fier.
Efektivi i policisë është plagosur gjatë tensioneve me protestuesit e Partisë Demokratike paraditen e sotme në qytetin e Fierit. Polici u qëllua në kokë me gurë.
Veliu u informua nga ekipi mjekësor se gjendja shëndetësore e punonjësit të Policisë është stabilizuar.
Ai i uroi shërim të shpejtë punonjësit të policisë, si dhe falënderoi ekipin mjekësor për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar.
Lajmi kryesor: