Kei Piu, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një lokal të Elbasanit pas sherrit me mjete të mprehta, nuk është emër i panjohur pasi 3 vite më parë ndaj tij u bë një atentat me armë zjarri.
Në orët e para të mëngjesit të 16 janarit të 2020-ës, ndaj Kei Piut ësht qëlluar brenda makinës së tij Range Rover në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së mbrëmjes së sotme dhe shkaqet e konfliktit mes të rinjve që ka çuar në plagosjen e 26 vjeçarit.
Lajmi kryesor:
Sherr mes të rinjve në Elbasan, plagoset 26 vjeçari! 3 vite më parë i ishte bërë atentat me armë zjarri
B.V/ReportTv.al