Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar. Ndërsa shoferi, Gazmend Bullari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasi gjendje e tij të stabilizohet do të niset drejt Tiranës. Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij mbetën të plagosur me thikë nga Orges Bilali, një ish-punonjës IT në bashkinë e Divjakës.
Lajmi kryesor:
U sulmua me thikë pas shpine, kryetari Bashkisë Divjakë me katër plagë trajtohet tek ‘Trauma’! I plagosur edhe shoferi i tij, të dy jashtë rrezikut për jetën (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al